Ishte një kënaqësi e veçantë bashkëbisedimi që pata me imamin e nderuar, Rijad ef. Aliu, të Xhamisë Dituria në Gjenevë-Zvicër.
Imami i nderuar zhvillon një bashkëbisedim “Mesazhe Ramazani”, ku unë isha i ftuar dhe pata nderin të komunikoj me të dhe xhematin e Xhamisë Dituria në Zvicër.
Gjatë këtij bashkëbisedimi me imamin, folëm për dobitë e agjërimit.
Për ne si myslimanë agjërimi nuk është një ushtrim fizik apo dietik, për ne ky është muaji i përsosjes morale dhe shpirtërore, është muaji i adhurimeve suplementare dhe përkushtimit.
Ramazani është një sakrificë të cilën duhet besim dhe sinqeritet në besim për t’ia dalë.
Këto ishin disa nga mendimet e mija që ndava me imamin e nderuar dhe nëpërmjet tij me gjithë diasporën tonë të çmuar.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe unë po i kushtojmë një vëmendje shumë të veçantë diasporës tonë, ata janë ambasadorë të islamit dhe të kulturës shqiptare në vendet ku jetojnë.
E falënderoj përzemërsisht imamin e nderuar Rijad ef, Aliu për ftesën dhe bisedën që patëm bashkë!

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë