Pata një bashkëbisedim me Burim Jasharin e Unionit të Qendrave Islame Shqiptare në Gjermani, e nëpërmjet tij me gjithë besimtarët e diasporës tonë që është e lidhur me Unionin.
Burim Jashari është një djalë i cili i shërben me përkushtim besimtarëve në Berlin dhe një ndër moderatorët e programeve të “Ramazan2021”.
Përgjatë gjithë muajit të Ramazanit Unioni ka organizuar bashkëbisedime me imamë e titullarët të ndryshëm.
Unë pata kënaqësinë të ndaja me Burimin dhe besimtarët një  ligjëratë me tëmë
“Ramazani muaji i përpjekjeve”.
-Ramazani është muaji në të cilin për besimtarin shtohen përpjekjet në adhurim e devotshmëri.
E gjithë jeta e besimtarit është një përpjekje për të fituar kënaqësinë e Zotit, gjatë Muajit të Ramazanit ajo shtohet dhe ka vlera të jashtëzakonshme.
Besimtari me agjërimin është në kulmin e sinqeritetit me Zotin e tij.
Agjërimi është shenjë besnikërie midis njeriut dhe Zotit, pasi agjërimi është diçka shumë e fshehtë dhe atë e di vetëm Zoti.
Ramazani është muaj i bujarisë së madhe, mëshirës, faljes dhe solidaritetit midis njerëzve.
Gjatë bashkëbisedimit patëm edhe një përshëndetje me anëtarin e kryesisë së Unionit të Qendrave Islame Shqiptare në Gjermani, Hoxhë Sevgani Asani.
Gjej rastin edhe t’i uroj nga zemra shërim të shpejtë Kryetarit të Unionit të Qendrave Islame Shqiptare në Gjermani, z. Mensur ef. Halili.
Allahu ua pranoftë agjërimin dhe lutjet të gjithëve!

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë