Kisha kënaqësinë të prisja për një vizitë vëllazërore një grup intelektualësh dhe ish funksionarësh të lartë të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Resul ef. Rexhepi, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ejup Ramadani, ish-Shef Kabineti i Myftiut të Kosovës, Nexhmedin Hoxhaj, ish-Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Pejës, Bahri Aliu, Studiues.
Patëm një bisedë tepër vëllazërore dhe të hapur. Shkëmbyem libra me tematikë studimore dhe fetare, unë ju dhurova vëllezërve kosovarë nga një kopje të botimit më të fundit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, librin “Jeta e Sahabëve”.
Ju dëshiroj atyre shëndet dhe mirësi!

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë