Gjatë javës që sapo lamë pas, një grup studiuesish, teologësh dhe aktivistësh nga Zvicra, vizituan Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.
Ata u pritën nga Kryetari Spahiu, i cili i njohu ata me veprimtarinë e institucionit që drejton, me kontributin dhe vlerat paqësore të islamit, dhe se si përçohen ato te qyterarët në vendin tonë dhe më gjerë.
Pjesë e bisedës ishin edhe literatura dhe botimet e KMSH-s.
Institucionet arsimore dhe edukuese si medresetë, Universiteti BEDER, aktiviteti fetar dhe edukues i xhamive etj.
Iniciuesi i kësaj vizite ishte Dr. Christian Walti, Teolog i krishter dhe lektor në Universitetin e Bernës.
Ky grup vizitorësh përbëhej nga 13 persona (zvicerianë), por me përkatësi të ndryshme fetare, disa prej të cilëve teologë aktivë.
Ata mbetën të impresionuar nga kjo vizitë dhe vlerësuan shumë harmoninë fetare në vendin tonë. Gjë për të cilën edhe kishin kureshtje të madhe.
Interesit të tyre rreth fesë islame, dialogut ndër fetar, paqes e sigurisë që përcjell feja islame në vendin tonë, iu përgjigj me shumë dashamirësi kryetari Spahiu.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë