Krerët e Komuniteteve dhe Qendrave Islame Shqiptare në Diasporë , përkatësisht, Kryetari i Bashkësisë Islame Shqiptare të Italisë Reshat Ibishi, i shoqëruar nga Sekretari i kësaj Bashkësie, z. Mirsadin Aliji, Kryetari i Kuvendit të Komunitetit Shqiptar në Zvicër, H. Abdullah Mustafi dhe Kryeimami ALKIG – Albanische Kultusgemeinde, z. Usam Alimi nga Bashkësia Islame Shqiptare Austri, ishin për një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.
Ata u pritën në një takim miqësor nga Kryetari Spahiu.
Z. Spahiu vlerësoi vendosjen e urave të bashkëpunimit midis Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Diasporës Shqiptare, për rastin e fatkeqësisë natyrore të tërmetit të vitit 2019 që goditi vendin tonë, si dhe theksoi angazhimin për të çuar më tej këtë bashkëpunim në interes të besimtarëve dhe vendit tonë.
Shqiptarët e Diasporës janë ndër kontribuesit për rindërtimin në Shqipëri pas tërmetit të viti 2019.
Qëllimi i kësaj vizite ishte inspektimi nga afër i shtëpive që po ndërtohen nga donacionet e mbledhura nga besimtarët e Diasporës dhe fillimi i punimeve për ndërtimin e Xhamisë së Thumanës, e cila po ashtu do të ndërtohet me fondin e përbashkët të Diasporës.
Krerët e Komuniteteve Islame të Diasporës gjatë inspektimit në terren u shoqëruan nga Nënkryetari Bica, i cili është edhe koordinatori i menaxhimit të projektit nga ana e KMSH dhe Drejtori i Vakf/Investimeve dhe Financës, z. Edison Hoti, në objektet që po ndërftohen nga fondet e mbledhura.
Z. Bica i falënderoi kontribuesit që ia besuan Komunitetit Mysliman të Shqipërisë amanetin e tyre, dhe i garantoi ata se i gjithë procesi i rindërtimit do të jetë transparent dhe do të ndiqet hap pas hapi deri në përfundim.
Allahu i shpërbleftë bamirësit!

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë