Ambasadori i ri i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, z. Faisal Ghazi Hifzi, ishte për një vizitë në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Ai u prit nga Kryetari i KMSH, H. Bujar Spahiu, i cili i uroi mirëseardhjen në vendin tonë dhe i uroi suksese në detyrën e tij.

Ambasadori Hifzi falënderoi Kryetarin Spahiu për mikpritjen dhe shprehu angazhimin e tij se do të vazhdojë traditën e paraardhësve të tij, sa i përket bashkëpunimit të ngushtë midis Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë.

Në fund të takimit u shkëmbyen edhe dhurata simbolike të rastit.

Kryetari u shoqërua në këtë takim nga Nënkryetari Bica, Myftiu i Tiranës Luli dhe Këshilltari i tij Xhemal Seferti.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë