Përkujtimi i Profetit tonë të dashur, Muhamedit (a.s), përbën një rëndësi të veçantë në jetën e besimtarëve.
Nisur nga kjo, Zyra e Gruas pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, zhvilloi sot një panair bamirësie në hyrje të xhamisë së Et’hem Beut, duke qenë se muaji në të cilin ndodhemi, Rabiul Euuel, është pikërisht muaji në të cilin ka lindur Profeti Muhamed (a.s).
I kthyer tashmë në një traditë, të ardhurat e këtij panairi gatimesh dhe ëmbëlsirash tradicionale, do të shkojnë në ndihmë të familjeve në nevojë të kryeqytetit dhe jo vetëm.
Ndër vizitorët e shumtë që ndalun në hyrje të xhamisë simbol të Tiranës dhe që kontribuan duke blerë nga gatimet e servirura me këtë rast, ishin Kryetari i KMSH-së, h. Bujar Spahiu bashkë me kancelarin e institucionit z. Ylli Cikalleshi.
Pjesë e këtij panairi u bënë dhjetëra kalimtarë të rastit.