Ministri i Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, Dr. Sheikh Abdullatif Bin Abdul Aziz Bin Abdul Rahman Al-Asheik, së bashku me Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, u pritën sot në presidencë nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta.

Presidenti vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dhe bashkëpunimin midis dy vendeve tona si dhe shprehu dëshirën për t’i forcuar më tej ato, sidomos në drejtimin ekonomik e tregtar.

Gjithashtu, Presidenti Meta vlerësoi edhe aspektin humanitar të bashkëpunimit dhe mbështetjes që Arabia Saudite i ka dhënë Shqipërisë dhe popullit shqiptar, ndër vite.
Po ashtu vlerësoi edhe rolin tepër të rëndësishëm që Komuniteti Mysliman i Shqipërisë luan në harmoninë dhe dialogun ndër fetar në vend.

Ministri, Dr. Sheikh Abdullatif Bin Abdul Aziz Bin Abdul Rahman Al-Asheik falënderoi Presidentin e Republikës për mikpritjen dhe vlerësoi bashkëpunimin midis Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Shqipërisë.
Ai i pohohi Presidentit Meta edhe kujdesin e veçantë që Mbreti Selman bin Abdulaziz tregon për Shqipërinë.

Të dyja palët vlerësuan marrëdhënien vëllazërore midis dy popujve tanë.

Në fund, Kryetari Spahiu, falënderoi Presidentin e Republikës për pritjen!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë