Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti sot në një takim, Kryetarin e ri të Komitetit Shtetëror të Kulteve, z. Klodjan Bulku, i shoqëruar nga një prej anëtarëve të këtij institucioni, z. Servet Gura.
Ky takim vjen në kuadër të emërimit të z. Bulku në krye të institucionit të kulteve së fundmi.
Gjatë bashkëbisedimit, Kryetari Spahiu, e uroi z. Bulku për marrjen e kësaj detyre si dhe i shprehu gatishmërinë e tij, për të patur një bashkëpunim institucional të suksesshëm.
Më tej, z. Spahiu, i njohu të lartëpërmendurit me aktualitetin e institucionit si dhe me rolin që luan ai në ruajtjen e stabilitetit dhe harmonisë ndërfetare në shoqërinë tonë.
Ndërsa, z. Bulku, shprehu vlerësimet e tij me ecurinë e institucionit të KMSH-së ndër vite, si dhe u tregua optimist se gjatë ushtrimit të detyrës në pozicionin e sapomarrë, do të ketë një bashkëpunim të vazhdueshëm në të mirë të shoqërisë dhe besimtarëve në veçanti.
Gjatë këtij takimi, Kryetari Spahiu, u shoqërua nga Kancelari i KMSH-së, z. Ylli Cikalleshi dhe Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë, z. Fejzi Shaholli.