Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti sot në një vizitë kortezie Drejtorin e ri të Qatar Charity Albania, z. Mahmud Abas Shakir, me rastin e emërimit të këtij të fundit në krye të shoqatës në fjalë.
Kryetari Spahiu, i uroi mirëseardhjen dhe suksese në përmbushjen e përgjegjësive z. Abas Shakir, në emërimin e tij si drejtor i kësaj shoqate.
Më tej, të dy palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm si dhe shprehën vullnet të plotë në konkretizimin e marrëveshjeve të mëtejshme në fusha me interes të përbashkët.
Takimi u zhvillua më pas në formën e një bashkëbisedimi të lirë.