Zëvendës Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Demian Smith, u prit në një takim nga kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu.
Kryetari Spahiu i uroi z. Smith mirëseardhjen dhe e uroi për detyrën!
Bashkëpunimi i ngushtë që ekziston midis Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë ishte tema kryesore e bisedës.
Kryetari e njohu zv/ambasadorin me historikun e KMSH-s, pavarësinë e institucionit, i cili vitin e ardhshëm kremton 1 shekull mëvetësi, si dhe kontributin e çmuar që ka dhënë dhe jep Komuniteti Myslilan i Shqipërisë në harmoninë ndërfetare në Shqipëri.
Smith falenderoi z. Spahiu për mikpritjen dhe shprehu vlerësimin e tij për lidershipin që ai ka treguar në cilësinë e Kryetarit të KMSH-s.
Gjithashtu ai vlerësoi shumë rolin që Komuniteti Mysliman luan në bashkëjetesën ndërfetare në Shqipëri, si dhe shprehu bindjen se pavarësia e institucioneve fetare është shumë e rëndësishme për lirinë e besimit dhe mbarëvajtjen e kësaj bashkëjetese.
Takimi ishte i hapur dhe miqësor.