Ambasadori i Kosovës, z. Skender Durmishi, i shoqëruar nga zv. Ambasadori, z. Haxhi Bajraktari, vizituan sot selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ku u pritën nga kryetari i institucionit, h. Bujar Spahiu, Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë, z. Fejzi Shaholli dhe Drejtori i Kabinetit, z. Ejup Lila.

Pai ju uroi mirëseardhjen të pranishmëve, Kryetari Spahiu, i njohu ata me institucionin e KMSh-së, zhvillimin e tij ndër vite si dhe rolin që luan në shoqërinë shqiptare.

Ndërsa ambasadori Durmishi, në fjalën e tij, vlerësoi qendrimet dhe qasjet e KMSh-së në perçimin e mesazheve fetare dhe jo vetëm, duke kontribuuar kështu në ruajtjen e harmonisë dhe  balancave të tjera shoqërore në vendin tonë.

Më tej, të dy krerët, vlerësuan bashkëpunimin e dëritanishëm ndërmjet institucioneve dhe shprehën vullnetin e tyre në intensifikimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

 

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë