Ditën e djeshme, Myftinia e Malësisë së Madhe organizoi në xhaminë e qendrës së Koplikut, tribunën fetare”Mire se vjen Ramazan”
Në këtë tribunë, krahës mikëpritësit, Myftiut të Malësisë së Madhe, z. Edmir Smajlaj, mori pjesë Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu dhe imami nga Shkupti, Dr. Zekeria Bajrami.
Tribuna u hap me këndimin e ajeteve kuranore nga imami i xhamisë së qytetit të Burrelit, si mysafir i myftinisë Malësi e Madhe, z. Vladimir Haxhia.
Më pas, Myftiu Smajlaj hapi tribunën duke iu uruar mirë se ardhjen të ftuarve dhe besimtarëve të pranishëm.
Kryetari Spahiu priu faljen e namazit të ikindisë dhe mbajti një fjalë përshëndetëse në lidhje me muajin e begatë të Ramazanit.
Rëndësia e këtij muaji, adhurimi i Zotit me përkushtim dhe ana sociale e Ramazanit, ishin disa nga temat që kryetari ndau me besimtarët e shumtë të pranishëm në ambientin e xhamisë.
Në fund, myftiu ia kaloi fjalën imamit nga Shkupi, Dr. Zekeria Bajrami, i cili falënderoi për prezencën e Kryetarit të Komunitetit Musliman dhe Myftiun e Malësisë së Madhe, z. Edmir Smajlaj, për ftesën në këtë aktivitet.
Imami Bajrami gjate fjalës së tij u ndal në vlerën e agjërimit si dhe në bashkëpunim ndërmjet myslimanëve, si jashtë Ramazanit, ashtu edhe gjatë Ramazanit.
Në fund, Myftinia e Malësisë së Madhe i akordoi çertifikatë mirënjohje, imamit Bajrami, për kontributin e dhënë në këtë myftini, çertifikatë të cilën ia dorëzoi Kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu.
                                     

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë