Arvizu KMSH - 19 Shkurt 2014 (5)Kryetari i Komunitetit Mysliman të  Shqipërisë Haxhi Selim Muça, priti në një takim ambasadorin e SHBA-së z. Aleksandër Arvizu.

Ambasadori Arvizu shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për qëndrimin e korrekt të Komunitetit Mysliman në çdo aspekt apo situatë të përballur deri më sot dhe vlerësoi punën e KMSH-së në shërbim të myslimanëve shqiptarë dhe shoqërisë në tërësi.

Ndërsa Kreu i KMSH-së z. Haxhi Selim Muça, falënderoi e ambasadorin Arvizu për vizitën dhe dashamirësinë që ai ka treguar gjithmonë ndaj KMSH-së. Kryetari Muça e njohu ambasadorin amerikan me aktivitetet më të fundit të instutucionit që ai drejton.

Në përfundim z. Arvizu u shpreh se KMSH dhe vetë z. Muça kanë ditur gjithmonë të ruajnë marrëdhëniet reciproke me çdo qeveri dhe me të gjithë institucionet dhe faktorët e tjerë në vend, si edhe me Shtetet e Bashkuara, teksa e cilësoi Kryetarin Muça si një nga miqtë e tij më të mirë.

19 Shkurt 2014

Arvizu KMSH - 19 Shkurt 2014 (1)  Arvizu KMSH - 19 Shkurt 2014 (6) Arvizu KMSH - 19 Shkurt 2014 (7)

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë