Gjatë pjesëmarrjes në konferencën ndërkombëtare me temë “Uniteti Islam – Koncepti, Mundësitë dhe Sfidat”, e cila u organizua nga Këshilli Botëror i Komuniteteve Myslimane, nën kujdesin e Ministrisë së Emirateve për Tolerancën dhe Bashkëjetesën, në Abu Dabi, në datat 8-9 maj, me ftesë të posaçme nga Ali Rashid al-Nuajmi, kryetar i KBKM, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu takoi dhe bisedoi me shumë prijës zyrtarë shtetesh dhe krerë fetarë nga vende të ndryshme të botës.
Me secilin prej tyre ndanë mendimet për bashkëpunime dypalëshe në kuadër të projekteve të përbashkëta me qëllim forcimin dhe rritjen e unitetit ndërmjet institucioneve.
Ndër ta, zhvilloi një takim të veçantë me Presidentin e Këshillit Botëror të Komuniteteve Myslimane, Ali Rashi Nuajmi.
Nuajmi ishte edhe iniciatori i kësaj konference ku ne morëm pjesë dhe përfaqësuam myslimanët shqiptar.
Një tjetër takim ishte ai me Ministrin e Vakëfeve të Egjiptit, Muhammed Muhtar Xhumaa, me të cilin biseduan rreth shkëmbimit të përvojave në fushën e vakëfeve.
Kryetari Spahiu takoi gjithashtu Këshilltarin e Oborrit Mbretëror të Mbretit të Arabisë Saudite, i cili është njëkohësisht edhe imam e ligjërues në Qaben e bekuar. E ftova imamin e nderuar për një vizitë në Shqipëri.
Gjatë bisedës që zhvilloi me Myftiun e Australisë, Prof. Sheikh Salim Alwan Al-Husayni, ai i shprehu vlerësime për modelin e Shqipërisë sa i përket harmonisë dhe dialogut ndërfetar në vendin tonë.
Dhe sigurisht takimi i përzemërt dhe vëllazëror ishte me krerërt e bashkësive islame të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Kryetari