Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim pune Drejtorin e Medresesë së Shkodrës z. Kujtim Dervishi, Drejtoreshën e Medresesë së Durrësit, znj. Neriman Gjinali, e shoqëruar nga koordinatori, z. Nasuf Hoxha dhe sekretarja e medresesë Durrës, znj. Fatjona Zeneli.
Drejtuesit e medreseve e njohën kryetarin Spahiu me ecurinë e punëve në këto institucione arsimore, evidentuan problematikat dhe vendosën prioritetet për vitin e ardhshëm shkollor.
Kryetari Spahiu i falenderoi për vizitën si dhe u shprehu atyre gjithë mbështetjen e tij personale dhe të institucionit për t’iu gjendur pranë, ashtu siç edhe ka ndodhur deri më tani, për çdo problematikë.
“Medresetë janë krenaria e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe vëmendja ime ndaj tyre është tepër e veçantë dhe do të vazhdojë të mbetet e tillë” – tha z. Spahiu ndër të tjera.
Kryetari në këtë takim u shoqërua nga Drejtori i Kulturës, z. Dorian Demejta.