Momente nga vizita e sotme në të ashtëquajturin “Kopsht të Xhenetit” në xhaminë e Profetit Muhamed (s.a.s).
Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “(Pjesa) Midis shtëpisë sime dhe minberit tim është një kopsht prej kopshteve të xhenetit.” (El-Bukhari 1137, Muslimi 1390)
Nisur nga ky hadith haxhinjtë që vizitojnë Medinen çdo vit, nuk lënë pa e vizituar këtë kopsht, në të cilin falin 2 rekate namaz nafile, luten dhe i japin selam Profetit Muhamed (a.s) dhe dy halifeve që prehen krah tij, Ebu Bekrit (r.a) dhe Omerit (r.a).
Praktikë të cilën e ndoqën edhe grupi i parë i haxhinjve shqiptarë ditën e sotme.
Fill pas kësaj, ata u drejtuan drejt varrezave El-Baki, varreza të cilat ndodhen pas xhamisë së Profetit (a.s) dhe ku prehen me dhjetëra mijëra sahabe.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë