Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim dy akademikë të njohur nga Universiteti Tor Vergata në Itali, Profesor Massimo Papa dhe Dr. Deborah Scolart.
Akademikët Papa dhe Scolar janë të fushës së të drejtës islame pranë universitetit në fjalë.
Kryetari Spahiu i njohu të ftuarit me rolin dhe rëndësinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Ata gjithashtu folën edhe për Universitetin BEDËR, historinë dhe ecurinë e tij ndër vite.
Profesorët shprehën falenderimet e tyre për pritjen nga kryetari.
Ata vlerësuan kontributin që Komunitetit Mysliman i Shqipërisë jep në shoqërinë shqiptare sa i përket harmonisë dhe dialogut ndërfetar.
Gjithashtu ata shprehën vullnetin e tyre për të intensifikuar bashkëpunimin e tyre me Universitetin BEDËR dhe KMSH.
Prof. Massimo Papa dhe Dr. Deborah Scolart u shoqëruan në këtë takim nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë Prof. Asoc. Rahim Ombashi dhe Përgjegjësi i Departamentit të Drejtësisë Dr. Gentjan Skara.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë