Rreth 65 të rinj të shkollave të mesme dhe fillore nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, u bënë pjesë e kampingut veror të organizuar në Medresenë e Tiranës.
Ky kamping, i ndarë në dy grupe, u zhvillua në periudhat, 11-17 dhe 17-23 Korrik.
Me kontributin e studentëve vullnetar, anëtar të Forumit Rinor Mysliman Shqiptar, u bë e mundur zhvillimi i mësimeve në lëndë të ndryshme, si: Kuran, Ilmihal, Anglisht, Logjikë dhe Informatikë.
Krahas mësimeve, pasditja ishte e rezervuar për aktivitete argëtuese si: Latitude, Pishina, VR Games, Light Strike, Futboll, Kinema e shumë të tjera.
Falënderojmë të gjithë imamët dhe myftinjtë të cilët kontribuuan në ecurinë e këtij programi dy javor, po ashtu edhe prindërit të cilët na besuan fëmijët e tyre.
Mbarëvajtja e këtij organizimi u ndoq hap pas hapi nga përfaqësuesi i zyrës së rinisë në KMSH, Qëndrim Zogaj.