Kryetari i KMSh, H. Bujar Spahiu, priti në një takim zyrtar një delegacion shtetëror nga Indonezia.
Delegacioni kryesohej nga Zëvendës Kryetari i Asamblesë Konsultative të
Republikës së Indonezisë, Dr. H. Muhammad Hidayat Nur Wahid, së bashku me, Sh.T.Z. Iwan Bogananta, Ambasadori i Indonezisë dhe, z. Sukamta Mantamiharja, z. Johan Rosihan, z. Abdul Hakim, Anëtarë të Asamblesë Konsultative të Republikës së Indonezisë si dhe znj. Yeti Oktaviani, staf.
Kryetari Spahiu e cilësoi këtë vizitë si një etapë të re në marrëdhëniet midis dy vendeve, jo vetëm në aspektin e shkëmbimeve parlamentare, në kuadër të së silës delegacioni vizitoi Shqipërinë, por edhe në ngritjen e forcimin e bashkëpunimit edhe me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.
“Unë shpreh kënaqësinë për këtë vizitë dhe gjithashtu ne si KMSh jemi të nderuar për të shkëmbyer eksperiencat tona dhe të shtrojmë urat e bashkëpunimit midis vendit tuaj, institucioneve tuaja fetare dhe institucionit tonë”, – u shpreh z. Spahiu në fjalën e tij.
Kryesuesi i delegacionit dhe anëtarët që e shoqëronin vlerësuan rolin e rëndësishëm që luan Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në përçimin e mesazhit fetar te besimtarët, dhe veçuan lart harmoninë e dialogun ndër fetar në vendin tonë.
Ata shprehën interesin e tyre mbi potencialet që ofron KMSh në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimit mes Indonezisë dhe Shqipërisë.
Në fund palët shkëmbyen dhuratat simbolike të rastit.

  

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë