Çaste nga mbrëmja fetare e zhvilluar ditën e djeshme pas namazit të akshamit në xhaminë e “Plumbit” në qytetin e Beratit.

Për të ligjëruar për besimtarët e këtij qyteti ishin, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, Nënkryetari, z. Taulant Bica, Myftiu i Lushnjes, z. Gramos Blliku dhe hafizi Enes Hyka, i cili çeli këtë mbrëmje me leximin e disa ajeteve nga Kurani Famëlartë.

Për të vijuar më pas me fjalën përshëndetëse të Myftiut të Beratit, z. Hekuran Uzuni, i cili falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe i ftoi ata të përfitonin sa më shumë nga referimet e të ftuarve.

Më tej, Kryetari Spahiu, foli për kohën në të cilën lindi Profeti ynë i dashur (s.a.s), aktualitetin e saj dhe ndryshimet që solli ai në jetën e asaj shoqërie, si shihej ai para dhe pas Profetësisë, etj.

Ndër Myftiu i Lushnjes, z. Blliku, ndau me besimtarët e pranishëm disa nga virtytet e Profetit (a.s), siç janë thjeshtësia, besnikëria, morali dhe dituria.

Kjo mbrëmje fetare u mbyll me ligjërimin e Nënkryetarit Bica, i cili foli për rëndësinë e përkujtimit dhe dashurinë që duhet të kultivojmë ne karshi të të Dërguarit të Allahut (xh.sh), duke marrë sahabet e nderuar si shembull për t’iu referuar në jetën tonë të përditshme.

Në përfundim të programit, besimtarët e pranishëm u bënë pjesë e koktejlit me ujë zemzemi të organizuar me këtë rast.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë