Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti sot në një takim z. Abdulkerim Al Jusuf dhe z. Abdulaziz Alrusajmi, përfaqësues të Qendrës Mbreti Selman për Bamirësi dhe Ndihma Humanitare me seli në Rijad të Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Gjatë këtij takimi, kryetari Spahiu dhe përfaqësuesit e qendrës firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit për zbatimin nga ana e KMSH-së të projektit të Shportës së Ramazanit 2023.

Falë këtij projekti, me mbështetjen e qendrës në fjalë, KMSH do t’u vijë në ndihmë rreth 2000 familjeve nevojtare në mbarë vendin nëpërmjet myftinive nëpër rrethe me shporta ushqimore të mjaftueshme për një muaj.

Kjo traditë bashkëpunimi ndërmjet një prej qendrave humanitare më të fuqishme në lindjen e mesme dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë vazhdon me sukses prej tashmë 6 vitesh në vendin tonë.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë