Zyra e Gruas pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, në bashkëpunim me Myftininë e Tiranës dhe Bashkinë Tiranë, organizuan panairin e radhës të bamirësie.
Ashtu si çdo herë tjetër, të ardhurat monetare që u mblodhën nga shitja e ushqimeve të panairit, do të shkojnë në ndihmë të grave kryefamiljare me fëmijë jetimë.
Panairi u vizitua nga qytetarë të shumtë të cilët ndaluan të kontribuojnë duke blerë ushqime të ndryshme të përgatitura me këtë rast.
Panairin e përshëndeti Myftiu i Tiranës, Lauren Luli, Drejtoresha e Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale në Bashkinë e Tiranës, znj. Migena Kokeri dhe Përgjegjësja e Zyrës së Gruas në KMSH, znj. Fatma Karaj.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë