Përfaqësues të institucioneve të ndryshme kanë vizituar Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për t’i shprehur urimet e tyre të përzemërta kryetarit të Komunitetit Mysliman z. Skender Bruçaj.

Kryetari Bruçaj ka shprehur konsideratat e tij të larta për kontributin që këto institucione e shoqata kanë dhënë në ripërtëritjen e vlerave të larta islame, edukative dhe kulturore.

Z. Bruçaj është shprehur gjithashtu se prioritet i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë është rëndësia e të qenurit një trup i vetëm në përballje me sfidat e kohës.

Universiteti BederRektori i Universitetit Bedër Dr. Ferdinand Gjana, Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Por. Dr. Ajhan Tekines, Dekani i Fakultetit të Filologjisë dhe Edukimit Dr. Ahmet Ecirli, Kancelari Fatih Bagci.

TikaKoordinatori i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar TIKA, Birol Çetin.

Shoqata IstanbulDrejtori i Shoqatës Istanbul z. Ridvan Seferaj si dhe drejtori i Medresesë së Shkodrës, z. Kujtim Dervishi si dhe përfaqësues të tjerë të shoqatës.

Vakfi Islamik shqiptaro-turkDrejtori i Vakfit Islamik Shqiptaro-Turk, z. Nusret Tekin dhe përfaqësues të tjerë të shoqatës.

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë