Myftinia e Gjirokastrës zhvilloi një simpozium kushtuar 10-ditëshit të fundit të Ramazanit, me temë: “10 Ditëshi i Begatë, koha për të garuar”.
Në këtë simpozium ishin të ftuar Myftiu i Tiranës, Lauren Luli, Myftiu i Delvinës, Bledar Ali dhe M Myftiu i Sarandës, Bledar Mulla.
Pas fjalës përshëndetëse të Myftiut të Gjirokastrës, Aorel Senja, ky simpozium u hap me leximin e disa ajeteve të Kuranit famëlartë nga hafizi, Enes Hyka.
Për të vijuar më tej me referimet përkatëse në lidhje me temën.
Në fund të tij, besimtarët pjesëmarrës u bënë pjesë e iftarit të shtruar me këtë rast.