Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, prit sot, në një takim në selinë e KMSH-së, Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, z. Faisal Ghazi Hifzi.
 
Kjo vizitë e Ambasadorit vjen në kuadër të vigjiljes së pjesëmarrjes së kryetarit Spahiu në konferencën islame ndërkombëtare që do të mbahet në mesin e muajit të ardhshëm në Mekë, ku z. Spahiu është i ftuar nga Ministri për Çështjet Fetare në Arabinë Saudite, Abdul-Latif bin Abdul-Aziz Al Shejkh.
 
Pas diskutimit mbi detajet e kësaj konference, takimi ndërmjet palëve vijoi në formën e një bashkëbisedimi të lirë mbi bashkëpunimin e ndërsjellë institucional në shërbim të së mirës së përbashkët që ka karakterizuar deri më tani marrëdhënien ndërmjet KMSH-së dhe Ambasadës së Arabisë Saudite në Tiranë.
 
Të pranishëm në këtë takim ishin gjithashtu edhe Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli dhe Këshilltari i Kryetarit për Botën Arabe, Prof. Xhemal Saferty.
  
 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë