Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti sot në zyrën e tij, z. Abdullah al-Qari, Drejtor i Zyrës Rajonale të Ligës së Botës Islame (RABITA) në Ballkan.

Spahiu vlerësoi marrëdhëniet ndërinstitucionale dhe rolin e RABITA në promovimin e vlerave islame në rang botëror, si dhe ofroi gatishmërinë e KMSH për forcimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve në shërbim të islamit dhe myslimanëve në vendin tonë dhe rajon.

Nga ana e tij, z. al-Qari, vlerësoi përpjekjet e vazhdueshme të KMSH në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet institucioneve, duke shprehur mbështetjen e tij dhe të Ligës ndaj KMSH-së.

Më tej biseda u fokusua mbi zgjerimin e marrëdhënieve në fusha të ndryshme bashkëpunimi nëpërmjet planifikimit të firmosjes së një sër marrëveshjesh mirëkuptimi si dhe mbi projekte fetare me interes të përbashkët që pritet të zhvillohen së shpejti në vendin tonë pikërisht në kuadër të këtyre marrëveshjeve.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë