Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim kortezie në selinë e institucionit, z. Abdulaziz Jassem Hajji, Drejtor i Përgjithshëm i Programeve dhe Zhvillimit Ndërkombëtar pranë Qatar Charity, i shoqëruar ky i fundit nga Drejtori i Qatar Charity Albania, z. Mahmud Abas Shakir dhe Koordinatori i Projekteve, z. Bledar Macka.

Në fjalën e tij, kryetari Spahiu, pasi u shprehu mirëseardhjen të lartëpërmendurve, u ndal në marrëdhënien mjaft konstruktive që ka karakterizuar dy institucionet ndër vite, po ashtu ai nuk la pa përmendur mbështetjen e vazhdueshme që kjo shoqatë ka dhënë për vendit tonë.

Nga ana e tij, z. Abdulaziz Jassem Hajji, falenderoi kryetarin Spahiu për mikpritjen dhe theksoi pozitivisht rolin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në shoqërinë tonë.

Më tej, të dy palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm si dhe shprehën vullnet të plotë në konkretizimin e marrëveshjeve të mëtejshme në fusha me interes të përbashkët.

Gjatë këtij takimi, kryetari Spahiu, shoqërohej nga Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli, Drejtori i Vakf-Investimeve dhe Financës në KMSH, z. Edison Hoti dhe Dr. Jamal al-Safarty, Këshilltar i Kryetarit për Marrëdhëniet me Botën Arabe.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë