tirana-rrugetim (8)

“Tirana, qyteti i themeluar nga xhamitë”, është dokumentari më i fundit i realizuar nga Komunitetit Mysliman i Shqipërisë, premiera e të cilit u shfaq paraditen e sotme në Universitetin Bedër.

Ky produksion filmik ishte pjesë e aktiviteteve të KMSH-së në kuadër të 400 vjetorit të themelimit të Tiranës.

Kryetari i Komunitetit Mysliman z. Skender Bruçaj, u shpreh se pas gjysmë shekulli komunizëm të humbjes së identitetit fizik të xhamive të Tiranës, ne na lind si detyrë që ta njohim dhe promovojmë kulturën islame jo vetëm të Tiranës, por edhe të mbarë trevave shqiptare.

tirana-rrugetim (2)“400 vjet me parë Tirana mori rrugëtimin e një qyteti, që 94 vite më parë, më 11 shkurt 1920 do të shpallej edhe Kryeqyteti i Shqipërisë. Tirana antike me gjurmët e veta ia lë vendin një qyteti që u ngrit 4 shekuj më parë, mbi themelet e një xhamie. Tre simbolet, xhamia-vendadhurimi, hamami-pastërtia dhe furra e bukës-ushqimi dhe begatia, u bënë pjesë të Tiranës dhe banorëve të saj, duke e bërë një qytet simbol i mikpritjes dhe trashëgimisë kulturore”, nënvizoi kryetari Bruçaj.

tirana-rrugetim (6)Rektori i Universitetit Bedër, Dr. Ferdinand Gjana, u shpreh se realizime të tilla janë shumë të rëndësishme për të qenë të ndërgjegjshëm për historinë tonë. “Tirana është kryeqendra e mbarë shqiptarëve dhe si e tillë rëndësia dhe interesi për njohjen e historisë së saj është mjaft e madhe, ndaj edhe shpreh urimet e mia për realizimin e këtij dokumentari”, tha z. Gjana.

tirana-rrugetim (7)Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, znj. Nevila Xhindi, theksoi se Tirana moderne dhe europiane ka në themel të saj të kaluarën e saj, vlerat dhe bukuritë, ndërtesat dhe godinat historike, objektet e kultit. “Ajo që nuk mund të shuhet është se banorët e Tiranës e dinë fort mirë se gurthemeli i parë i Tiranës qëne kemi sot, është Xhamia e Vjetër, ajo që i dha frymë dhe jetë qytetit ku ne jetojmë”, u shpreh znj. Xhindi.

Në këtë aktivitet morën pjesë: Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës znj. Nevila Xhindi, Rektori i Universitetit Bedër Dr. Ferdinand Gjana, Përfaqësuesi i Komitetit Shtetëror për Kultet z. Servet Gurra, Përfaqësuesi i Kishës Orthodokse,  Krerët e Shoqatave, “Ardhmëria”, Istanbul”, “Mirësia”, etj., Imamë të Tiranës, intelektualë dhe qytetarë të shumtë.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe ekspozita “400 vjet qytet – Gjurmët Islame në Tiranë”, e cila pasqyroi foto të vjetra të kryeqytetit.

Dokumentari “Tirana, qyteti i themeluar nga xhamitë”, është pjesë e një cikli dokumentarësh dhe reportazhesh të quajtura “Rrugëtim”, që Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka planifikuar të realizojë në të gjithë vendin dhe që konsiston në njohjen dhe evidentimin e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve.

Është quajtur “Rrugëtim”, sepse vetë jeta e njeriut është një rrugëtim i përhershëm, vetë ekzistenca është një rrugëtim, historia, kultura e një populli ështënë një rrugëtim dhe, nëse nuk jemi të kujdesshëm që ta ruajmë, ajo është e destinuar të humbasë e të harrohet.

Për këtë qëllim, së pari duhet që ne ta njohim atë, duhet të dimë se cilat janë rrënjët tona, dhe sigurisht shteti ynë duhet të bëjë më shumë për ruajtjen e kësaj trashëgimie, sepse vetëm kështu do të mund të ndërtojmë një të ardhme të sigurt të mbështetur mbi ato vlera që ne shqiptarëve na karakterizojnë si popull.

26 Mars 2014

  tirana-rrugetim (3)tirana-rrugetim (1) tirana-rrugetim (4) tirana-rrugetim (5)    tirana-rrugetim (9) tirana-rrugetim (10) tirana-rrugetim (11) tirana-rrugetim (12)

Tirana - Reportazh1

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë