Një Delegacion përfaqësues i Grupit të Miqësisë Parlamentare midis Kuvajtit dhe Shqipërisë, me kryetar, Muhamed Hajif el-Matijri dhe anëtarë: Felah Dahi el-Haxheri dhe Adil Xhasim el-Demkhi, vizituan Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, ku u pritën nga kryetari, H. Bujar Spahiu dhe Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli.

Në fjalën e tij hapëse, kryetari Spahiu, pasi ju uroi mirëseardhjen të pranishmëve, shprehu vlerësimet e tij karshi marrëdhënies mjaft pozitive që karakterizon dy vendet mike. Më tej, ai i njohu të lartëpërmendurit me institucionin e KMSH-së, përfshirë këtu selinë në qendër, myftinitë, institucionet në varësi dhe kontributin e tij në mbarëvajtjen e shoqërisë.

Ndërsa Kryetari i delegacionit mik, ndau përshtypjet e kësaj vizite zyrtare në vendin tonë. Më tej ai vlerësoi rolin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në promovimin e vlerave universale dhe dialogut ndërfetar në shoqërinë tonë.

Kjo vizitë e delegacionit në fjalë, vjen në kuadër të një sërë takimesh zyrtare që ata po zhvillojnë me institucionet më të larta të vendit tonë.

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë