Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në selinë e institucionit në një takim kortezie, Kreun e Misionit Diplomatik Algjerian në Republikën e Shqipërisë, z. Abduluehab Saidani.
Në fjalën e tij, kryetari Spahiu, i uroi mirëseardhjen Ambasadorit dhe e njohu atë shkurtimisht me institucionin të cilin ai drejton, duke theksuar këtu edhe rolin që KMSH luan si faktor në shoqërinë tonë.
Ndërsa z. Saidani, prezantoi misionin e tij diplomatik dhe shprehu gatishmërinë për hedhjen e bazave për ndërtimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale të KMSH-së me institucionet simotra në republikën e Algjerisë.
Gjatë këtij takimi, Kryetari Spahiu shoqërohej nga Përgjegjësi i Zyrës me Botën Arabe në KMSH, z. Ermir Gjana dhe Drejtori i Kabinetit, z. Ejup Lila.