Gjatë qëndrimit disa ditor në Bosnje-Hercegovinë, ku mori pjesë në aktivitetin me titull: “Konferenca e Mbledhjes së Liderëve Parlamentarë dhe Fetarë”, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, i shoqëruar nga Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli dhe drejtori i Vakf-Investimeve, z. Edison Hoti, vizituan Bashkësinë Fetare Islame të Bosnje-Hercegovinës, ku u pritën nga kryetari, z. Husein Kavazovic.

Gjatë kësaj vizite, të dy krerët e institucioneve, shprehën vlerësim të ndërsjellë karshi rolit konstruktiv të KMSH-së dhe Bashkësisë Fetare Islame të Bosnjes në mbarëvajtjen e shoqërive respektive.

Gjithashtu u diskutua mbi bashkëpunime të mundshme në të ardhmen mbi fusha me interes të përbashkët.

Takimi u zhvillua më tej në formën e një bashkëbisedimi të lirë mbi aktualitetin dhe sfidat e institucioneve fetare në Rajon e më gjerë.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë