Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, i shoqëruar nga Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli dhe drejtori i Vakf-Investimeve, z. Edison Hoti, vizituan Atasheun Fetar të Mbretërisë së Arabisë Saudite në Bosnje dhe Hercegovinë, z. Amir al-Anezi.

Pasi ju uroi mirëseardhjen të lartëpërmendurve, Atasheu shprehu vlerësim ndaj bashkëpunimit të deritanishëm mes institucionit që ai drejton dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, bashkëpunim ky i cili është konkretizuar në disa projekte në shërbim të besimtarëve dhe Islamit në vendin tonë.

Ndërsa Kryetari Spahiu, pasi e falenderoi Atasheun për mbështetjen e deritanishme, në fjalën e tij u ndal në atmosferën e Ramazanit si dhe përgatitjet që po bëhen nga institucioni në qendër dhe myftinitë në rrethe për ti dhënë këtij muaji vlerën që i takon, si nga ana fetare po ashtu edhe nga ajo sociale.

Kjo vizitë e delegacionit të KMSH-së në zyrën e Atasheut Fetar të Mbretërisë së Arabisë Saudite në Bosnje dhe Hercegovinë, vjen në kuadër të pjesëmarrjes së kryetarit Spahiu në aktivitetin me titull: “Konferenca e Mbledhjes së Liderëve Parlamentarë dhe Fetarë”, aktivitet ky i cili u zhvillua ditët e fundit në Bosnje-Hercegovinë.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë