Përgjegjësi i Sektorit të Jetimëve pranë fondacionit “Mbreti Selman për Bamirësi dhe Ndihma Humanitare”, z. Abdulaziz Othman, vizitoi këto ditë disa nga myftinitë e vendit tonë, myftini në të cilat që nga fillimi i këtij viti, po zbatohet projekti mujor në ndihmë të 206 fëmijëve jetimë.

I shoqëruar nga koordinatori i këtij projekti në vendin tonë, z. Ermir Gjana, vizita e të lartëpërmendurit u shtri në Myftininë e Tiranës, Peqinit dhe atë të Fierit, ku z. Othman, u njoh nga afër me aktualitetin e projektit të financuar nga Fondacioni “Mbreti Selman” dhe të zbatuar në terren nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.

Gjatë takimit me fëmijët përfitues, z. Othman, ndau me ta disa mesazhe të ndryshme edukative e sociale. Po ashtu, në shenjë simbolike, ai shpërndau disa nga zarfet me mbështetjet financiare të muajit aktual.

Kujtojmë se ky projekt, konsiston në mbështetjen financiare mujore të këtyre fëmijëve, të cilët përveç kësaj, çdo javë bëhen pjesë e kurseve edukative, sociale e kulturore të zhvilluara në 10 myftinitë e vendit në të cilat shtrihet projekti 1-vjeçar.

 

 

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë