Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti sot në selinë e institucionit, z. Samuel Richard, Këshilltar i Parë në Ambasadën e Francës në Shqipëri dhe z. Renaud Dorlhiac, Këshilltar Politik në po të njëjtin institucion.
Pasi ju uroi mirëseardhjen të lartëpërmendurve, kryetari Spahiu, u ndal në një rezyme të shkurtër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, institucioneve në varësi të tij si dhe kontributit në promovimin e vlerave universale dhe dialogut ndërfetar në shoqërinë tonë.
Ndërsa dy përfaqësuesit e lartë të Ambasadës së Francës në vendin tonë, falenderuan z. Spahiu për mikpritjen dhe vlerësuan angazhimin dhe përkujdesin e veçantë që tregon institucioni jo vetëm për mbarëvajtjen e jetës fetare në vend por edhe në ruajtjen e stabilitetit në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë shqiptare.
Takimi ndërmjet të pranishmëve vijoi më tej në formën e një bashkëbisedimi mbi tematika të ndryshme.