Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, ditën e sotme zhvilloi një takim në selinë e institucionit me imamët e Myftinisë Tiranë, ku prezantoi për ta myftiun e ri të Kryeqytetit, z. Bilal Teqja, dhe priti nga ata urimet me rastin e rizgjedhjes së tij për një mandat të dytë në krye të institucionit.
 
Gjatë takimit, kryetari Spahiu, vlerësoi punën dhe kontributet e deritanishme të z. Lauren Luli në këtë myftini, i cili duke filluar nga dita e sotme do të mbaj postin e nënkryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Më tej, ai prezantoi myftiun e ri, z. Bilal Teqja si një alternativë e cila do t’i jap një impuls të ri zhvillimeve të deritanishme në myftininë e Tiranës.
 
Në fjalën e tij të rastit, ish-Myftiu Luli, i falenderoi imamët për bashkëpunimin 5-vjeçar dhe u uroi atyre suksese të mëtejshme në shërbim të besimtarëve të Tiranës.
 
Ndërsa myftiu i ri, z. Bilal Teqja, pasi falenderoi kryetarin Spahiu dhe kryesinë e institucionit që i besuan atij këtë detyrë, theksoi gatishmërinë e tij në përmbushjen e pritshmërive të besimtarëve dhe institucionit në koordinimin e jetës fetare të kryeqytetit.
 
Imamët e pranishëm mirëpritën emërimin e tij në këtë detyrë si dhe shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe çuar më tej shërbimin fetar.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë