maqedoni (1) Në datat 4 dhe 5 prill 2014 është organizuar në Shkup, Seminari Ndërkombëtar për Vakëfin, me temë “Menaxhimi i Vakëfit, investimet dhe sfidat”, i cili kishte për qëllim të kontribuojë për përgatitjen e një stafi të kualifikuar dhe ndarjen e eksperiencave nga referuesit e disa vendeve, drejtues këto të Departamenteve dhe drejtorive të Vakfeve në vende të ndryshme.

Në këtë Seminar Ndërkombëtar merrnin pjesë delegacione nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Kuvajti, Arabia Saudite, Turqia, si dhe Bosnja e Hercegovina. Në seminarin që zgjati dy ditë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë morën pjesë Drejtori i Vakf-Investimeve z. Uran Kalej dhe Drejtori i Kulturës z. Genti Kruja.

maqedoni (2)Drejtori i Vakf-Investimeve në KMSH z. Uran Kalej ka bërë një pasqyrë të gjerë problematikave dhe çështjeve të shumta që lidhen me vakfin në Shqipëri, duke i njohur të pranishmit edhe me fakte konkrete nga shumë qytete të Shqipërisë.

Seminari u zhvillua në kuadër edhe të nevojave për t’iu përgjigjur sfidave të rendit të ri botëror në nivele kombëtare, rajonale, evropiane dhe globale, për sa i përket mënyrës së re të menaxhimit me pronën vakëf të Bashkësive Islame në Evropën Juglindore.

Në ceremoninë e hapjes së Seminarit Ndërkombëtar mbi Vakëfet morën pjesë edhe Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, kryetar i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë, anëtarë të Kryesisë (Rijasetit), përfaqësues nga Banka Islame për Zhvillim Dr. Abdulkadër Shashi dhe Ministria e Vakfit të Kuvajtit, Salim Sumejji, përfaqësues nga Bashkësitë Islame të Shqipërisë, Kosovës, Turqisë dhe Bosnjës, studiues dhe të ftuar të ndryshëm.

Gjatë dy ditëve të takimit delegacioni nga Shqipëria ka pasur edhe takime me delegacionet e vendeve të tjera. Ata kanë vizituar gjithashtu edhe Myftininë e Shkupit, si dhe janë takuar edhe me disa myfti të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë