Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mbajti sot hutben e ditës së xhuma në Xhaminë e Mirahorit në qytetin e Korçës.
Tema e referimit për besimtarët e pranishëm ishte mbi sprovat dhe vështirësitë në jetën e besimtarit.
Në përfundim të hutbes, z. Spahiu priu në namazin e xhumasë.
Pas namazit Kryetari i KMSh-së shkëmbeu përshëndetje të përzemërta me besimtarët e pranishëm.
Ai gjithashtu përgëzoi myftiun dhe imamin e xhamisë për punën e palodhur në shërbim të besimtarëve dhe për mikpritjen e ngrohtë.