Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në selinë e KMSH-së Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, z. Klevis Qose.

Kryetari i KMSH-së fillimisht e uroi z. Qose për detyrën e re dhe e siguroi atë që KMSH do të vazhdojë të kontribuojë edhe më tej duke e rritur bashkëpunimin mes dy institucioneve.

Në fjalën e tij, z. Qose, vlerësoi kontributin e deritanishëm të KMSH-së në rëndësinë e mbështetjes morale dhe shpirtërore për të ndihmuar të burgosurit në procesin e tyre të rehabilitimit dhe riintegrimit si dhe ccdo kontribut që KMSh jep në IEVP-të e vendit me anë të punonjësve të tij.

Bashkëbisedimi vazhdoi më tej duke prekur një sërë tematikash të ndryshme.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë