Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, ndodhet për një vizitë zyrtare në Kairo, ku me ftesë të posaçme nga Myftiu i Egjiptit, Shkëlqesia e Tij, Sheuki Ibrahim Al-lam, po merr pjesë në konferencën e tetë ndërkombëtare, me temë: “Fetvaja dhe Konstrukti Moral në një Botë të Përshpejtuar”, e organizuar kjo nga Myftinia e Egjiptit, nën kujdesin e Shkëlqesisë së Tij, Abdul-Fetah el-Sisi, President i Republikës.
Kjo konferencë mblodhi së bashku drejtues institucionesh fetare, studiues dhe akademikë nga më shumë se njëqind vende të botës.
Fokusi i temave të trajtuara gjatë këtyre dy ditëve në të cilat po zhvillon punimet e saj konferenca, janë problematikat më aktuale dhe të rëndësishme që lidhen me fetvanë dhe ndikimin e saj në ndërtimin e moralit në shoqëri.
Gjatë qëndrimit në Kairo, kryetari Spahiu, shoqërohet nga Sekretari i Përgjithshëm, z. Fezi Shaholli dhe Drejtori i Financave z. Edison Hoti.