Cikli i mbrëmjeve fetare “Frytet e Besimit” u zhvillua dje në xhaminë e Kamzës.

Aktiviteti filloi menjëherë pas faljes së namazit të akshamit.

Pjesëmarrësit në këtë aktivitet ishin Drejtorin e Thirrjes dhe Mesazhit Islam, z. Erjol Haxhiu, Drejtorin e Marrëdhënieve me Besimtarët, z. Shpëtim Seranaj Myftiun e Kamzës, z. Islam Hoxha, Imamin e xhamisë së Kamzës, z. Kujtim Hasani, si dhe dhjetra besimtarë.

fjalën e tij hapëse, Myftiu i Kamzës, uroi mirëseardhjen e të pranishmëve dhe theksoi rëndësinë e xhematit dhe unitetit mes besimtarëve. Ai vuri theksin në domosdoshmërinë e ruajtjes së lidhjeve të forta brenda besimtarëve.

Drejtori i Thirrjes dhe Mesazhit Islam, u ndal te ajeti 77 i sures Kasas, “Dhe me atë që të ka dhënë All-llahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos lë mangu atë që të takon nga kjo botë, dhe bën mirë ashtu siç të ka bërë Allahu ty, e mos bën të këqija në tokë, se Allahu nuk i do çrregulluesit.”, duke folur për ekuilibrin midis kësaj bote dhe Ahiretit. Ai theksoi se besimtari i devotshëm duhet të harmonizojë përpjekjet e tij në këtë botë me përkushtimin ndaj Zotit dhe veprave që e afrojnë atë drejt shpërblimit të përjetshëm, duke ruajtur gjithnjë një balancë të shëndetshme mes dy botëve.

Drejtori i Marrëdhënieve me Besimtarët, z. Seranaj, foli për vëllazërinë islame e cila është një nga shtyllat kryesore të xhematit dhe një element themelor që forcon unitetin mes besimtarëve. Ajo përfaqëson një lidhje shpirtërore të thellë që i bashkon myslimanët përtej dallimeve etnike, kulturore apo gjuhësore, duke i bërë ata një trup të vetëm të lidhur nga besimi i përbashkët te Zoti. Në Islam, dashuria dhe respekti janë themelet e kësaj vëllazërie, dhe besimtarët janë të urdhëruar që të tregojnë mirësi, dhembshuri dhe ndihmë ndaj njëri-tjetrit.

Në fund, Imami i xhamisë, z. Kujtim Hasani, vazhdoi me disa pika praktike për forcimin e vëllazërisë mes besimtarëve, duke ofruar udhëzime se si kjo mund të arrihet përmes veprave të mira dhe përkushtimit ndaj njëri-tjetrit.

Aktiviteti përfundoi me faljen e namazit të jacisë.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë