BOTIM I RI

Sapo doli nga shtypi libri: “Ftesa për në Islam dhe metodologjia e ligjërimit”, botim i KMSH. Falënderimet i takojnë Allahut që bëri të mundur realizimin e këtij libri, i cili do të jetë në dobi të nxënësve të dijes, do të shërbejë si referencë e rëndësishme për ta, si dhe një manual udhërrëfyes në rrugëtimin e tyre drejt formimit në fenë e Zotit.

Shpresojmë që ky libër të rrisë ndërgjegjësimin për detyrën e vyer që besimtarët kanë në thirrjen Islame dhe të shërbejë si një nxitje për një përgatitje metodike më të mirë dhe më efektive të kuadrit fetar, në mënyrë që të paraqiten më dinjitarë përpara njerëzve e xhematit, duke mbartur në vetvete një kulturë të lartë teologjike.

Libri është ndarë në gjashtë kapituj, duke përmbledhur në vetvete çështje dhe nënçështje. Aty trajtohen me radhë çështjet e thirrjes në Islam dhe parimet e saj, cilësitë dalluese të kumtuesit dhe metodat që ai duhet të ndjekë në kumtim, veçoritë e ligjërimit dhe specifikat ku ligjëruesi duhet të bëjë kujdes, plani dhe përgatitja e hutbes dhe vazit, si dhe detyrat që gëzojnë imami e myezini.

Librin mund ta gjeni pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, te Libraria “Miqtë e Librit”, si dhe së shpejti në Panairin e Librit 2024, ku Komuniteti Mysliman do të jetë prezent me stendën përkatëse.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë