H. Bujar Spahiu, kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, priti sot në një vizitë Shkëlqesinë e Tij, z. Fajsal Ghazi Hifdhi, Ambasador i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri.
Gjatë këtij takimi të rëndësishëm, u diskutuan mundësitë e reja të bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve ndërmjet vendeve tona në mbështetje të vlerave fetare dhe kulturore islame, si dhe u shkëmbyen vlerësime dhe falënderime të ndërsjella në lidhje me vizitën e ministrit saudit të Haxhit, z. Taufik bin Feuzan al-Rabiah në vendin tonë.
Ky takim vjen si shenjë e respektit të ndërsjellë dhe përpjekjeve të përbashkëta për të avancuar projektet e rëndësishme në shërbim të komunitetit mysliman në Shqipëri dhe më gjerë.
Kryetari Spahiu e falënderoi veçanërisht Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite për përkushtimin e tij të vazhdueshëm ndaj zhvillimit të lidhjeve tona dhe mbështetjen e tij të vyer për Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.