H. Bujar Spahiu, kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, priti në selinë e KMSH-së një delegacion përfaqësues nga Ministria e Vakfeve dhe Çështjeve Fetare të Katarit, me në krye z. Muhamed Xhabar el-Menai, Drejtor i Drejtorisë së Çështjeve Fetare pranë kësaj ministrie, i shoqëruar nga Shkëlqesia e Tij Jabor bin Ali al Dosari, Ambasadori i Katarit në vendin tonë.

Gjatë takimit, kryetari Spahiu, i njohu me organikën e institucionit dhe veprimtarinë e tij fetare dhe sociale.

Nga ana e tij, z. Muhamed Xhabar el-Menai, prezantoi përgjegjësitë dhe detyrat kryesore të drejtorisë që ai përfaqëson pranë Ministrisë së Vakfeve dhe Çështjeve Fetare në Katar.

Më pas, Kryetari me ekipin e tij dhe delegacioni në fjalë, zhvilluan një takim më të detajuar ku diskutuan mbi projekte dhe fusha të ndryshme bashkëpunimi.

Kjo vizitë shërbeu si një mundësi e vyer për të diskutuar qëllimet e përbashkëta, për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe për të eksploruar iniciativa që do t’i shërbejnë më mirë komuniteteve tona.

KMSH pret që kjo vizitë të kthehet në një partneritet të frytshëm në të ardhmen.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë