Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim kortezie në selinë e institucionit, z. Waleed al-Saif, Drejtor i Përgjithshëm i Shoqatës “Sheikh Abdullah Al Nouri Charity Society” dhe z. Ibrahim el-Feki, drejtor i zyrës së “Kuwait Society for Relief” në Shqipëri.
Pasi ju uroi mirëseardhjen të pranishmëve, kryetari Spahiu, e njohu z. al-Saif me historikun e KMSH-së, misionin, vizionin dhe rolin që ky institucion ka në shoqërinë shqiptare.
Ndërsa z. al-Saif, në fjalën e tij prezantoi organizatën që drejton, e cila ka mision përkujdesjen për shtresat në nevojë nëpërmjet ndihmave humanitare dhe mbështetjen e fëmijëve jetimë.
Gjatë këtij takmi, mes palëve u ra dakord për lidhjen e urave të bashkëpunimit institucional në fusha me interes të përbashkët.