Ditën e djeshme, pas namazit të jacisë, në xhaminë e Pazarit në Gjirokastër, u zhvillua mbrëmja e radhës fetare në kuadër të ciklit të ligjëratave “Frytet e Besimit”.
Kjo mbrëmje u çel më fjalën përshëndetëse të Myftiut të Gjirokastrës, z. Aorel Senja, i cili theksoi rëndësinë e oganizimeve të tilla dhe pjesëmarrjen në to, si mjaft të rëndësishme në rifreskimin e vlerave të besimit.
Për të ligjëruar për besimtarët e mbledhur me këtë rast, ishin të pranishëm:
- Z. Erjol Haxhiu, Drejtor i Thirrjes dhe Mesazhit Islam në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, i cili theksoi rëndësinë e angazhimit të besimtarëve në përhapjen e mesazhit të pastër islam dhe jetesës sipas parimeve fetare.
- Z. Shpëtim Seranaj, Drejtor i Marrëdhënieve me Besimtarët në KMSH, i cili foli mbi vlerat e bashkëjetesës dhe harmonisë mes besimtarëve, duke i reflektuar këto vlera edhe me pjesën tjetër të shoqërisë.
- Z. Bledar Mulla, Myfti i Sarandës, i cili u përqëndrua në forcimin e besimit të pastër dhe ruajtjen nga gjynahet, sado të vogla qofshin ato.
Ky aktivitet ofroi mundësinë për reflektim mbi vlerat e besimit dhe praktikës fetare, si dhe ndihmoi besimtarët të përfitojnë nga mesazhet e dobishme që u shpërndanë gjatë mbrëmjes.