
Ditën e djeshme, Myftinia e Kavajës shtroi një darkë iftari për nxënës, mësues dhe drejtues institucionesh arsimore të qytetit.
Në këtë mbrëmje ishin të pranishëm gjithashtu Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Lauren Luli, Myftiu i Kavajës, z. Besnik Leçini, Drejtori i Drejtorisë Arsimore Kavajë, Drejtoresha e Gjimnazit, si dhe një numër i konsiderueshëm nxënësish e mësuesish.
Në fjalën e tij, Nënkryetari Luli, falenderoi të rinjtë për praninë e tyre dhe u uroi një Ramazan të begatë, duke vënë theksin tek vlerat e këtij muaji të shenjtë.
Ndërkohë, Myftiu i Kavajës, z. Leçini, uroi gjithashtu besimtarët për këtë muaj të mëshirës dhe reflektimit, duke theksuar rëndësinë e shfrytëzimit të kohës me urtësi dhe përkushtim ndaj dijes dhe vlerave të larta morale.
Ky iftar shërbeu jo vetëm si një moment bashkimi dhe reflektimi, por edhe si një nxitje për të rinjtë që të kultivojnë vlerat e mirësisë, respektit dhe përgjegjësisë sociale.
Pas iftarit, Nënkryetari i KMSH-së, priu besimtarët në faljen e namazit të teravive në xhaminë Kubelije, ku edhe mbajti një ligjëratë të shkurtër për vlerat dhe urtësitë e 10-ditëshit të fundit të Ramazanit.






