Adobe Photoshop PDF

Më 19 Prill në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, organizon programin artistik, “Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi Të – Krenaria e Njerëzimit”.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Fondacionin Arsimor dhe Kulturor “SEMA”, organizojnë për të nëntin vit radhazi, programin “Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi Të – Krenaria e Njerëzimit”.

Në këtë event artistiko-fetar, dedikuar Profetit Muhamed a.s., do të interpretojnë emra të njohur të skenës dhe ekranit shqiptar si: Sidrit Bejleri, Kastriot Tusha, Venera Lumani, Rezarta Smaja, Lind Islami, Davud Aktepe, Drita Boriçi, Sokol Angjlei, Adriana Tolka, Klodian Hoxha, Kori i bashkuar i Medreseve

Me regji të z. Agron Hoxha dhe me udhëheqës artistik mjeshtrin Kujtim Alia, programi do të vijë me plot surpriza.

Të ftuar në këtë organizim të KMSH-së do të jenë krerët e lartë të shtetit, personalitete të vendit, trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, miq dhe të ftuar nga vendi, trevat shqiptare, rajoni dhe bota.

Programi do të zhvillohet më 19 Prill në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.

Ndërkohë në orën 10:00 në hollin e Pallatit të Kongreseve do të organizohet edhe një  panair me produkte të ndryshme si: ushqime, libra, punime artistike, etj., të ardhurat e të cilit do të shkojnë në ndihmë të familjeve në nevojë.

Hyrja është e lirë.

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë