ZK1A9567

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë organizoi programin e madh festiv “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerëzimit”.

Mijëra besimtarë, pjesa më e madhe të rinj, mbushën paraditen e sotme sallën e Pallatit të Kongreseve në nderim e vlerësim të njeriut që i Madhi Zot e zgjodhi shembull të përsosmërisë.

ZK1A9800111111Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj iu drejtua ngrohtësisht pjesëmarrësve duke u shprehur se, jemi mbledhur sot për të përkujtuar Profetin Muhamed a.s., personalitetin që la gjurmët më të mëdha në historinë njerëzore.

“Ardhja e Profetit Muhamed shënon plotësimin e dhuntisë së Zotit ndaj njerëzimit. Ai është burim frymëzimi për çdo epokë, çdo brez, çdo kulturë e çdo popull, sepse erdhi t’i njohë njerëzit me Krijuesin e tyre, t’i shpëtojë nga çdo lloj skllavërie fizike, mendore e shpirtërore; erdhi që njerëzit të jetojnë në paqe, erdhi për të zhdukur errësirën dhe për të përhapur dritën,  erdhi  që njerëzit t’i udhëzojë drejt lumturisë së kësaj bote e asaj të amshuar”, u shpreh mes të tjerash z. Bruçaj

ZK1A9982Një tjetër përshëndetje që emocionoi të pranishmit ishte ajo e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj. Në fjalën e tij z. Veliaj përmendi disa nga karakteristikat themelore të personalitetit të Muhamedit a.s., si mëshirën, drejtësinë, vlerësimin për dijen, dashurinë për Atdheun dhe respektin për tjetrin ndryshe. Ai u ndal edhe në tolerancën dhe mirëkuptimin fetar që ekziston mes shqiptarëve, ku një rol të merituar sipas tij ka Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, si komuniteti fetar më i madh në vend.

“Komuniteti Mysliman nuk është produkt i tolerancës, por toleranca është produkt i myslimanëve shqiptarë”, u shpreh ministri Veliaj.

Fjalë përshëndetëse mbajti edhe kreu i bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili përgëzoi Komunitetin Mysliman për këtë organizim të shkëlqyer në të cilin kujtohet krijesa më e dashur e Zotit.

ZK1A0085Kurani, ilahitë dhe pjesët e zgjedhura poetike të përcjella me mjeshtëri nga emrat e njohur të skenës dhe ekranit: Sidrit Bejleri, Kastriot Tusha, Venera Lumani, Rezarta Smaja, Lind Islami, Davud Aktepe, Dritan Boriçi, Sokol Angjeli, Adriana Tolka, Klodian Hoxha, shoqëruar nga kori i bashkuar i medreseve, ngritën peshë zemrat e të pranishmëve, të cilët nuk i kursyen për asnjë moment duartrokitjet e tyre.

Programi që erdhi me regji të regjisorit Agron Hoxha dhe udhëheqës artistik mjeshtrin Kujtim Alia, u dallua gjithashtu për skenografinë dhe efektet e mrekullueshme të cilat prodhuan dimensione të një përjetimi të jashtëzakonshëm.

Respekti e nderimi i manifestuar në këtë program, shpalosën edhe një herë dashurinë për Mëshirën e Dhuruar, një ndjenjë e pastër e ngulitur thellë në zemrat e në shpirtrat e myslimanëve shqiptarë.

Ishte një program i larmishëm e i pasur, që krijoi çaste emocionuese dhe përcolli te publiku shqiptar mesazhet e besimit islam dhe madhështinë e jetës dhe veprës së Profetit Muhamed a.s.

Pjesë e programit ishte edhe një  panair me produkte të ndryshme si: ushqime, libra, punime artistike, etj., të ardhurat e të cilit do të shkojnë në ndihmë të familjeve në nevojë.

Në këtë organizim festiv që organizohet për të nëntin vit radhazi nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Fondacionin Arsimor dhe Kulturor “SEMA”, morën pjesë gjithashtu kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha, kreu i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Ilir Hoxholli, përfaqësues të forcave politike, ambasadorë të akredituar në Tiranë, akademikë, shkrimtarë, artistë dhe të ftuar nga Shqipëria dhe hapësira mbarëshqiptare.

19 Prill 2014

ZK1A9503

ZK1A0194

ZK1A0363 ZK1A9304dalja

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë