Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj, priti në një takim disa peshkopë arbëreshë të Italisë, personalitete të fesë, të cilët kanë edhe një kontribut të madh në çështjet e arbëreshëve/shqiptareve, në shtetin fqinj.
Në takim ishin: Mons. Donato OLIVERIO, Peshkop i Eparkise LUNGRO (Cosenza); Protopresbiter Pietro LANZA, Vikar i Peshkopit dhe Rektor i Seminarit, Protopresbiter Antonio BELLUSCI, themelues i revistës arbëreshe “Lidhja” dhe drejtor i Bibliotekës Ndërkombëtare Shqiptare “A. Bellusci”, FRASCINETO; Papàs Sergio STRAFACE, Sekretar i peshkopit.
Në takim ishin të pranishëm edhe zyrtarë të lartë të Komunitetit Mysliman.